Manchester United dëshiron transferimin e Koulibalyt

Manchester Unitedit e ka zhvilluar një sezon të dështuar, arriti të përfundoj në vendin e gjashtë në Premierligë dhe të eliminohet nga të gjitha garat ku ishte pjesëmarrëse.

Drejtuesit e Unitedit, duan që sezonin e ri ta nisin furishëm, duke mos dashur që t’i përsëritet sezoni 2018/2019.

Sipas “The Mirror”,  United e ka targetuar qendërmbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibalyn si prioritet kryesorë për fazën e mbrojtjes.

Mbrojtësi 27 vjeçar llogaritet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe do të ishte lider i pasdiskutueshëm në mbrojtjen e Unitedit nëse transferohet atje.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ketë qartë se një mesfushor si Koulibaly do t’ia përforconte mbrojtjen.

Por, United do ta ketë të vështirë që ta transferoj senegalezin, pasi Napoli dëshiron një shumë të madhe të parave.