Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City e mund me lehtësi Arsenalin (Foto)

Manchester City e ka fituar derbin e xhiros së 25-të në Premierligë, ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.

‘Qytetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e parë me golin e Sergio Agueros.

Arsenal shpejt e barazoi rezultatin, në minutën e 11’ shënoi mbrojtësi Lorent Koscienly.

Manchester City në pjesën e parë shkoi në epërsi, falë golit të Agueros në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë e pamë vetëm një gol, dhe përsëri ai që shënoi ishte Aguero, për ta kompletuar ‘hat trick’-un e tij në këtë ndeshje në minutën e 61’.

Pas kësaj fitoreje City i afrohet Liverpoolit në vetëm dy pikë, ani pse kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar të cilën do ta luajë ndaj West Hamit të hënën.

Ndërsa Arsenal mbetet në vendin e gjashtë me 47 pikë.