Llapi shkarkon trajnerin Rexhepi, emëron Batatinën

Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Xhengis Rexhepi, si pasojë e mungesës së rezultateve.

“Drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. KF Llapi e falënderon Rexhepin për punën profesionale të bërë më klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit,

Pas shkarkimit të Rexhepit, drejtuesit e ekipit kanë emëruar trajner Tahir Batatina, cili edhe më herët kishte udhëhequr Llapin.