Foto: Facebook

Liria dhe Ferizaji ndajnë pikët (Foto)

Ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Ferizajit ka përfunduar ashtu siç kishte filluar – me rezultat të bardhë, 0-0.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 13-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Liridon Fetahaj i Lirisë në pjesën e parë kishte mundësi që ta kalonte ekipin në epërsi, por gjuajti jashtë portës, ku edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë rastin më të mirë përsëri e kishte Liridon Fetahaj, në minutat shtesë i cili paraboloi portierin, por gjyqtari anësor sinjalizoi për pozitë jashtë loje.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, të dy ekipet qëndrojnë në ato pozita që ishin.

Ferizaj në pozitën e 10-të me 11 pikë, ndërsa Liria në pozitën e 11-të me 10 pikë.