Foto: Facebook

Liga e Kampionëve rikthehet sot me tetë ndeshje, spikat ndeshja Manchester United- Juventus (Foto)

Sot rikthehet Liga e Kampionëve në kuadër të xhiros së tretë për grupe.

Sot do të luhen plotë tetë ndeshje në dy termine, prej orës 18:55 dhe prej orës 21:00.

Dy ndeshje do të luhen prej orës 18:55, ajo ndërmjet AEK Athens dhe Bayern Munich, ku gjermanët kërkojnë fitore në Greqi.

Ndërsa ndeshja tjetër që luhet prej orës 18:55, është ajo ndërmjet Young Boys dhe Valencias.

Ndeshje më interesante pritet të ketë në mbrëmje, ndërsa ajo më interesantja e cila pritet të këtë shikueshmërinë më të madhe është ndërmjet dy gjigantëve të futbollit, Manchester United dhe Juventusit.

Ndeshje Interesante pritet të jenë edhe ato ndërmjet, Romës dhe CSKA Moscës, Realit dhe Plezenit dhe Shaktar Donestk dhe Manchester Cityt.

Të gjitha ndeshjet të cilat zhvillohen sot