Foto: EPA

Koulibaly e vazhdon kontratën me Napolin me rritje page

Kalidou Kolibaly, është njëri prej mbrojtësve më të mirë në tregun e futbollit dhe është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha europiane, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Sipas “Sportitalia”, senegalezi do të nënshkruaj kontratën e re me Napolin dhe do të paguhet rreth 6 milionë në vit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka treguar se në afatin kalimtar të verës ka refuzuar oferta deri në 90 milionë euro për Koulibalyn.