Kosovarët vazhdojnë ta vozisin “Llada Niva”-n

Vetura e prodhuar në Rusi ‘Lada 4×4’ e quajtur me parë ‘Lada Niva’ është prodhuar kryesisht për vende rurale me infrastrukture rrugore jo te mire, si e tille u cilësua një veture jo moderne.

KALLXO.com ka siguruar të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, qe sipas tyre në vendin tonë janë 374 copë ‘Lada Niva’.

Kjo veture qe nga krijimi i saj është shitur me një çmim të arsyeshëm dhe ka një motor që shpenzon pak, me peshë minimale prej 1210 kg, goma të ngushta, me shpejtësi të vogël.

‘Lada Niva’ është prodhuar në Rusi nga viti 1977 deri në vitin 2007.

Gjatë periudhës se prodhimtarisë, ajo nuk ka pasur ndonjë rritje drastike ne çmim.

Vetura me cilësi te fuqishëm, në Rusi dhe në Evropë është përdorur si një ambulance, mjet ushtarak dhe nga forcat të ndryshme policore.

Sa BMW X3 janë në Kosovë?

Sa BMW X3 janë në Kosovë?