Kandidati që e Shndërroi Shtëpinë në Shkollë

Naser Morina, kandidati i Partisë së Drejtësisë për Komunën e Gjilanit ishte kontribues në arsimin nëpër shtëpi private të viteve 90-ta.

Ramize Morina, bashkëshortja e kandidatit në intervistën për Debat Pernime, shpalosi ato që ajo konsideron kontribute të burrit të saj ndaj vendit.

“Viteve e 90-ta bashkëshorti e ka lëshu, shtëpinë dhe këtu ka qenë shkolla, e ka ndihmu materialisht UÇK-në”, tha Morina.

Ajo po ashtu tregoi arsyen e kandidimit të Morinës.

“Naseri nuk ka qenë për politikë, por ka qenë për shkencë , ama kjo është shtyrja e ime së pari që ta provojë fatin”, tha ajo.