Kandidati për Fushë Kosovë pa Pasuri në Emër të Gruas

Megjithëse posedon pasuri të konsiderueshme, Adem Zogjani, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Fushë Kosovës nuk e ka regjistruar pronën në emër të përbashkët me gruan.

Mejreme Zogjani, bashkëshortja e kandidatit në intervistën për debatpernime ka përshkruar pasurinë familjare

“Kemi shtëpinë, kemi dy banesa, kerret i kanë djemtë, Mercedesa, Golf 4, tjetri e ka 5. Pasuria e përbashkët është në emër të Ademit”, tha Zogjani.

Ajo megjithatë tregoi për kontributin që ka dhënë bashkëshorti i saj në fushën e bamirësisë.

“Ademi ka bërë shumë për kombin e vet, ka dhënë shumë, ka ndihmuar familjet e varfëra, ka ndihmuar shkollat, UÇK-në e ka ndihmuar shumë”, rrëfeu Zogjani.