Kandidati për Drenasin Ndërroi Veturën pasi u bë Politikan

Petrit Sinani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndërruar tipin e veturës që vozit pas futjes në politikë.

Bashkëshortja e Sinanit, Afrore Kajtazi- Sinani në debatpërnime ka treguar për llojet e veturave që ka vozitur burri i saj para dhe pas politikës duke bërë të ditur se ai nuk do ta keqpërdorë veturën e Komunës.

“Reno, Petriti e vozit, para se me hy në politikë Petriti e ka pasur një veturë  Audi”, tha Kajtazi- Sinani.

Sipas saj, Sinani ka hobi futbollin ndërkaq për ushqim ka shije specifike.

“Kohën e lirë lexon por edhe luan futboll shumë. Është nazeli pak në ushqim”, tha Kajtazi- Sinani.

Gruaja e kandidatit po ashtu siguroi se burri saj nuk do të ndërrojë telefonin apo të përdorë buxhetin komunal në ndonjë mënyrë tjetër  nëse merr mandatin katër vjeçar.