Kanceri më i Rrezikshëm Shërohet Nëse Zbulohet me Kohë

Melanoma është ndër format më të rrezikshme të kancerit që paraqitet në lëkurë.

Ajo vjen si rezultat i dëmtimit të procesit të rritjes në qelizat e melanociteve, të cilat janë melanin-prodhuese, pigmenti bazë që i jep ngjyrë lëkurës sonë.

Melanoma mund të shfaqet jo vetëm në lëkurë, por edhe në mukoza, thonj, sy apo në organe të tjera.

Një faktor që akuzohet shpesh si shkaktar i melanomës është ekspozimi i gjatë në rrezatimin diellor.

Për krijimin e melanomës janë të rëndësishme edhe faktorët gjenetikë dhe mjedisi.

Një rrezik i veçantë për krijimin e saj janë edhe solariumet.

Melanoma malinje është njëri ndër tumoret më agresivë, por ajo mund të shërohet nëse diagnostifikohet me kohë.

Vetëm 14 për qind e të sëmurëve me melanomën metastatike mund të mbijetojnë pesë vjet, sipas mjekëve.

Zbulimi me kohë dhe ndërhyrja kirurgjike ka një prognozë të shkëlqyer, pasi diagnostifikimi i hershëm ndikon në shërimin e saj qind për qind.

Solariumi rrit rrezikun me 59 për qind Pasi diagnoza e trajtimit të melanomës malinje është kryesisht kirurgjikale, në rastin e trajtimit të melanomës metastatike plotësohet me radioterapi, kimioterapia sistemike, imunoterapi, barna biologjike.

Njerëzit me një numër të madh molesh kanë një rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të melanomës.

Ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë gjithashtu rrit rrezikun.

Mjekët rekomandojnë shmangien nga dielli në kohën kur rrezet janë të forta.

Edhe solariumi rrit rrezikun e melanoma me 59 për qind. Shkalla më e lartë e melanoma është në Australi dhe në Zelandën e Re, ku numri i të diagnostifikuarve për 100,000 banorë në vit është 50-60, në Amerikën e Veriut është 10-25 dhe në Europën Qendrore 10-15.

Në vendet skandinave dhe të Europës Perëndimore, shkalla e melanoma është stabile, ndërsa në Europën jugore dhe lindore vazhdon të shënojë rritje./21Media