Inter dëshiron rikthimin e Kovacicit

Interi është duke menduar që ta përforcojë mesfushën pasi Radja Nainggolan nuk ka treguar atë që kanë pritur italianët dhe është pranë largimit, për shkak të problemeve me disiplinën që i ka pasur.

E “neroazurët” janë duke menduar për zëvendësuesin e tij, e ai është Mateo Kovacic.

Sipas “Tuttosport”, Kovacic po shihet si alternativë e Luca Modricit, pasi nëse nuk arrihet Modrici, atëherë do të tentohet për të.

Kovacic për momentin është i huazuar tek Chelsea.

Mesfushori kroat u transferua në Real Madrid nga Interi në vitin 2015.