Gmail bie nga sistemi për mijëra përdorues në gjithë botën

Shërbimi i Google “Gmail”, ka rënë nga sistemi për shumë përdorues në të gjithë botën, pasi ata nuk mund të kyçen në llogaritë e tyre, raporton Mirror.co.uk.

Sipas mijëra përdoruesve, shërbimi i Gmail-it të Google ka probleme dhe shumë njerëz thonë se nuk janë në gjendje të hyjnë në adresat e tyre elektronike, madje nuk po u hapet as faqja e internetit.

Sipas Outage.report, rreth 45 për qind e përdoruesve nuk mund të hyjnë në ueb faqe dhe 25 për qind e tyre nuk mund t’i hapin llogaritë brenda sistemit.

Një tjetër 22 për qindësh, thonë se nuk mund të kenë qasje në e-mail në pajisjet e tyre teknologjike.

Sipas raportimeve, mijëra  njerëz janë ankuar se shërbimi ka rënë sot nga ora 11:00, në kohën lokale.

Në raportimet thuhet se përdoruesit në Britani të Madhe janë të prekur gjerësisht që nga Evropa, India, SHBA dhe Amerika e Jugut.

Raportet e përdoruesve thonë se problemi po shtrihet edhe në shërbimet e tjera që përdorin sistemin e identifikimit në Google.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu