Google së shpejti me version të ri të Gmail-it

Google ka njoftuar zyrtarisht se ndërfaqja e re, Gmail së shpejti do të jetë aktive për të gjithë përdoruesit.

Kompania e ka lansuar ​​ndërfaqen e re për publikun në fillim të vitit, dhe deri më tani u jepte përdoruesve mundësinë për të pranuar të renë ose për të qëndruar me të vjetrën. Së shpejti ai opsion do t’u hiqet atyre dhe ata do të mund të përdorin vetëm ndërfaqen e re, pa asnjë mundësi zgjedhjeje.

“Një pamje e integruar e Gmail, Chat, Spaces dhe Meet në anën e majtë do të bëhet standardi për të gjithë ata që kanë pranuar përdorimin e Chat”, thuhet në postimin zyrtar të blogut. “Me cilësimet e shpejta, mund ta personalizoni ndërfaqen e re për t’i përfshirë aplikacionet që kanë më shumë rëndësi për ju, nëse është thjesht Gmail ose një kombinim i Gmail, Chat, Spaces dhe Meet.”

Google përmend gjithashtu aftësinë për ta redaktuar një ndërfaqe të re që e bën më të lehtë mbajtjen e gjurmëve të ‘gjërave të rëndësishme’ dhe e redukton nevojën për të kaluar midis aplikacioneve, dritareve ose skedave. Vlen të theksohet se me ndryshimin e ri përdoruesit nuk do ta kenë më opsionin për ta konfiguruar Chat-in në anën e djathtë të Gmail./TechCrunch.