Foto: DW

Gjermani, burri e gjen unazën e martesës që e humbi gjatë përmbytjeve

Wolfgang Hornas, banor i zonave që u përmbytën ditët e fundit në Gjermaninë Perëndimore, i është rikthyer sërish buzëqeshja, raporton Deutsche Welle.

Pas ditëve të vështira, ai gjeti unazën e tij të martesës, të cilën ishte betuar se nuk do ta hiqte kurrë nga gishti.

Duket se betimi martesor ka qenë më i fortë se shirat e rrëmbyeshëm që i “zhdukën” unazën për disa ditë.