Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Feronikeli mposhtet edhe në ndeshjen e kthimit

Ka përfunduar ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavës, e luajtur në Prishtinë.

Ndeshja u përmbyll me rezultat përfundimtar 2:0 për Slovan Bratislavën.

Golin e dytë për Slovan Bratislavën e shënoi David Holman, në minutën e 54-të.

Edhe në pjesën e parë, Slovan Bratislava ishte në epërsi.

Goli erdhi në minutën e 19-të, kur De Marco i gjend mirë në zonë dhe me kokë tundi portën.

Rezultati i përgjithshëm, përfshirë ndeshjen e parë, është 4 me 1 për sllovakët. Kujtojmë se në ndeshjen e parë, rezultati ishte 2 me 1 për Slovanin.

Ndeshja e sotme ishte për kualifikimin në rundin e tretë të Europa League. /21Media