Feronikeli fiton Kupën e Ligës së Parë

Feronikeli është fituesi i edicionit të parë të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë të Basketbollit.

Skuadra nga Drenasi arriti që ta sigurojë fitoren në sekondat e fundit ndaj Vëllaznimit me rezultat 81-80.

6 sekonda pa përfunduar ndeshja rezultati ihte 80-79 në të mirë të Vëllaznimit, por Beqë Kovaqi i Feronikelit u tregua i saktë në dy gjuajtjet e lira, për t’ia dhënë epërsinë 1 pikëshe skuadrës së tij. Vëllaznimi e kishte shansën që ta fitonte ndeshjen me Edmond Kryeziun, por nuk ia arriti qëllimit dhe dështoi për 2 pikë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Edmond Kryeziu i Vëllaznimit me 25 pikë.

Kurse Mustafë Merovci te Feronikeli me 20 pikë.