Facebook

Facebook thotë se ‘pa dashje’ mori kontaktet e email-eve të 1.5 milion përdoruesve

Facebook është deklaruar të mërkurën se “pa dashje” mund të ketë ngarkuar adresat elektronike të 1.5 milionë përdoruesve të rinj që nga maji i vitit 2016.

Kjo duket të jetë ngjarja më e fundit lidhur me privatësinë me të cilën përballet shoqëria e mediave sociale, raporton Reuters.

Në mars, Facebook kishte ndaluar opsionin për ofrim të  verifikimit të email-it për njerëzit që u regjistruan për herë të parë, thotë kompania.

“Ka pasur raste në të cilat kontaktet e postës elektronike të njerëzve u ngarkuan në Facebook kur ata krijuan llogarinë e tyre”, tha kompania.

“Ne vlerësojmë se mund të jenë ngarkuar deri në 1.5 milionë kontakte të emaileve të njerëzve. Këto kontakte nuk janë ndarë me askënd dhe ne po i fshijmë ato”, theksoi Facebook për Reuters, duke shtuar se përdoruesit, kontaktet e të cilëve janë importuar, do të njoftohen.

Sipas deklaratës së kompanisë, problemi kryesor është rregulluar.

Biznesi i brendshëm kishte raportuar më parë se shoqëria e mediave sociale mori kontaktet e postës elektronike të përdoruesve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre kur hapën llogaritë e tyre.

Kur është kërkuar fjalëkalimi i postës elektronike, është shfaqur një mesazh ku thuhej se ishte “importues” i kontakteve pa kërkuar leje fillimisht, thuhet në raport.

Facebook është goditur nga një numër çështjesh të lidhura me privatësinë kohët e fundit, duke përfshirë një anomali që ekspozoi fjalëkalimet e miliona përdoruesve të depozituar në format të lexueshëm brenda sistemeve të saj të brendshme tek punonjësit e tij.

Vitin e kaluar, kompania u kritikua pas zbulimeve se “Cambridge Analytica”, një firmë britanike e konsulencës politike, mori të dhënat personale të miliona profileve të njerëzve në Facebook, pa pëlqimin e tyre.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu