Foto: Drita/Facebook

Ekskluzive: Ardian Nuhiu trajneri i ri i Dritës

Kampioni në fuqi në Superligën e Kosovës, FC Drita, me 17 shtator e kishte emëruar trajnerin e ri nga Shqipëria, Shpëtim Duron, e menjëherë pas tij si ndihmës të Duros  gjilanasit e kishin zyrtarizuar Ardian Nuhiun.

Drita sezonin vjeshtor nuk e mbylli mirë, pasi u pozicionua në vendin e gjashtë me 23 pikë nga 17 xhiro.

Përveç formës jo të mirë në Superligë, gjilanasit të dielën u eliminuan nga çerekfinalja e Kupës së Kosovës. Drita u mposht nga Vëllaznimi me rezultat 1-0.

E sot, Drita ka njoftuar se Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Për KALLXO.com ka folur ekskluzivisht zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Dritës, Valon Zymberi.

Ai tha se ekipi nga Gjilani pjesën e mbetur të sezonit do të udhëhiqet nga Ardian Nuhiu.

“Ardian Nuhiu është pjesë e jona, ka qenë ndihmës te Shpëtim Duro. Tashti atij ia kemi dhënë detyrën ta udhëheq ekipin. Vazhdojmë me Ardianin si trajner kryesor deri në fund të sezonit edhe për vitin tjetër. Ky do të jetë trajneri i parë”, ka treguar Zymberi për KALLXO.com.

 

Shpëtim Duro largohet nga ‘Drita’

www.kallxo.com