Egjipt, Foto: CNN

Egjipt: Zbulohet porti i lashtë që përdorej nga ndërtuesit e tempullit

Ministria e Antikës në Egjipt ka bërë të ditur se, është zbuluar një port i lashtë që përdorej për të transportuar gurë për ndërtimin e tempujve dhe obeliskëve.

Në një postim në Facebook të martën, ministria tha se porti kryesor që përdorej për të transportuar gurin përgjatë lumit Nil nga guroret e Gebel el-Silsila, u zbulua gjatë një ekspedite arkeologjike që gërmonte rrënojat e Kom Ombo pranë Asuan, raporton CNN.

Porti në bankën perëndimore të Nilit shtrihet mbi 100 metra dhe qëndron rreth 200 metra nga një gurore e madhe, sipas Mustafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve.

Lumenjimi dhe gjelbërimi u pastruan nga zona, duke zbuluar mbishkrimet dhe mekanizmat për lidhjen e anijeve.

Gebel el-Silsila është një burim i rëndësishëm i gurëve në Egjipt.

Abdul Mouneim Saeed, drejtor i Përgjithshëm i Asëan dhe Nubia, ka thënë se ajo është përdorur gjerësisht nga dinastia e 18-të në epokën moderne.

Guri i përdorur për të ndërtuar tempuj si Al Karnak, Habu, Kom Ombo dhe Dendera u prenë kryesisht në guroret e zonës, tha Saeed, bëhet e ditur në njoftim.

Zbulimi i portit është i fundit pas një sërë njoftimesh arkeologjike.

Egjipti shpreson të rrisë interesin turistik në një destinacion që pësoi pas një kryengritjeje të vitit 2011.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu