Edin Dzeko transferohet në Inter me kërkesën e Contes

Sulmuesi bosnjak Edin Dzeko, duket se sot do ta ketë ndeshjen e fundit me Romën.

Sipas gazetës italiane “Sky Italia”, Dzeko veçse ka pranuar ofertën e Interit.

Dzeko shihet si zëvendësues i Icardit te Interi, pasi argjentinasi pritet të largohet verës.

“Sky Italia” thekson se transferimi i boshnjakut në Inter është kërkesë e Antonio Contes i cili pritet ta marrë drejtimin e kësaj skuadre shumë shpejtë.

Edin Dzeko deri më tani i ka shënuar 87 gola në katër sezone me Romën.