E refuzon Liverpoolin, dëshiron të qëndrojë në Napoli

Liverpooli është lidhur me mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski, i cili është duke bërë paraqitje të mira në sezonin e fundit me italianët, e për këtë “The Reds”, kanë bërë ofertë për të.

Por, sipas ‘Cialciomercatos”, mesfushori 24-vjeçar dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, duke ia shuar të gjitha shpresat Liverpoolit.

Agjenti i Zielinskit, dëshiron që në kontratën e re të lojtarit të tij të futet një klauzolë në vlerë prej 80 milionë euro, e cila pritet të nënshkruhet deri në vitin 2023.

Sidoqoftë Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurrentiis, nuk dëshiron që të fus klauzolë për Zielinskin, pasi vetëm ashtu do të kishte mundësi që të përfitonte para më shumë prej shitjes së tij.