Foto: RTV 21

Dua Lipa nesër publikon këngën e re

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa nesër publikon këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

Dua në rrjetin social instagram, ka shpërndarë një fotografi të shkëputur nga videoklipi.

Një detaj i veçantë i klipit është edhe ngjyra e flokëve të këngëtares, e cila u shndërrua në bionde dhe befasoi fansat me imazhet e postuara.

Projekti i fundit i këngëtares ishte “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, që u lansua në muajin maj./21Media