Dua Lipa, Foto: RTV 21

Dua Lipa me tre nominime në MTV Video Music Awards

Këngëtarja mjaft e suksesshme, Dua Lipa nuk po ndalet. Tash së fundmi përmes një fotografie në Instagram ka treguar se është nominuar për tri kategori në MTV VMA (Video Music Awards).

Edicioni i MTV Video Music Awards do të mbahet më 20 gusht, 2018 në Radio City Music Hall, në qytetin e New York-ut. Përvjetori i 35-të i ngjarjes do të transmetohet live nga vendi i ngjarjes për të 12-tën herë.

Kënga “New Rules”, u nominua për këngën më të mirë të vitit. “IDGAF” u nominua për koreografinë më të mirë dhe bashkëpunimi me Calvin Harris “One Kiss” u nominua për vallëzimin më të mirë.

“Nominimet në VMA !!!! A mund ta besoni?!!! New Rules është nominuar për këngën e vitit, IDGAF për koreografinë më të mirë dhe One Kiss @calvinharris për vallëzimin më të mirë woweeee, ju mund të votoni online në vma.mtv.com LOVE FOREVER!!!!!”,  ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë që e publikoi në Instagram./21Media 

Postimi i Dua Lipës në Instagram