City një fitore larg titullit të dytë rresht të kampionit në Premierligë (VIDEO)

Manchester City ka sënuar një fitore me aromë titulli duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Vincent Kompany në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje City rikthehet në vendin e parë me 95 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Ndeshjen e fundit City luan ndaj Brightonit si mysafir dhe nëse e fiton atë shpallet kampion në Premierligë për sezonin 2018/2019.

Për ta parë supergolin e Kompani klikoni KËTU.