City i gatshëm të paguajë 60 milionë funta për Niguezin

Manchester City është i gatshëm që të paguajë 60 milionë euro për të transferuar mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Sipas “Teamtalk”, City e ka opsion të parë Saul Niguezin, por nëse dështon spanjolli atëherë sheikët do të provojnë për mesfushorin e West Hamit Declan Rice.

Spanjolli Saul Niguez, është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Simeone në Atletico, pasi shpeshherë, pos pozitës së tij si mesfushor, ka luajtur edhe si mbrojtësi i krahut.