Foto: Chelsea/ Twitter

Chelsea vazhdon me fitore (Foto)

Chelsea e ka kryer punën në mënyrën më të mirë duke i rrëmbyer tri pikët e reja pasi e mposhti Brightonin me rezultat 2-1.

‘Blutë e Londrës’ u përkujdesën që në pjesën e parë t’i shënojnë golat e fitores.

Pedro Rodriguez shënoi golin e parë në minutën e 17’, për Chelsean, pas asistimit të Eden Hazard.

E për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Eden Hazard në minutën e 33’.

Golin e vetëm për Brightonin e shënoi March në minutën e 66’.

Pas kësaj fitoreje Chelsea ngritet në vendin e katërt me 37 pikë.

Pr