Foto: GettyImages

Chelsea i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për mesfushorin e Zenitit

Chelsea është duke kërkuar zëvendësuesin e Cesc Fabregasit, pasi ky i fundit u largua në drejtim të Monacos.

Sipas “Evening Standard”, Chelsea është duke kërkuar mesfushorin e Zenitit të St. Petersburgut, Leandro Paradesin.

“Blutë” e Londrës janë të gatshëm t’i ofrojnë Zenitit 35 milionë euro për Paredesin.

Paredes pritet të marrë pagë javore deri në 80 mijë euro në javë te Chelsea.

Argjentinasi Paredes u transferua në Zenit nga skuadra e Romës.