Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, Foto: FFK

Challandes: Jam shumë i lumtur për fitoren

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Maltës, me rezultat prej 5-0.

Challandes ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren dhe se skuadra e tij ishte më e koncentruar se në ndeshjen e parë në Prishtinë.

Jam shumë i lumtur me fitoren. Malta luajti mbrojtje të mirë dhe në pjesën e parë shënuam vetëm njëherë. Kishim disa mundësi ta vulosnim ndeshjen qysh në pjesën e parë, por nuk konkretizuam. Pjesa më e mirë ishte që ishim më të koncentruar se në Prishtinë” ka thënë trajneri Challandes.

Tutje Challandes tha se Kosova nuk duhet të shpërdoroj raste të pastërta për gol.

“Në pjesën e dytë Malta luajti një futboll pak më të mirë se në pjesën e parë. Megjithatë pasi shënuam golin e dytë, ne e kishim shumë më të lehtë. Ishte e rëndësishme që shënuam pesë gola pasi nuk duhet të shpërdorojmë raste si kemi bërë ndeshjet e kaluara” ka vazhduar Challandes.

Zvicerijani ka thënë se ndeshja ndaj Azerbejxhanit do të jetë një finale.

“Sa i përket ndeshjes me Azerbajxhanin e dija qysh në fillim se ajo do të jetë “finalja”. Ata kanë skuadër të fortë me disa lojtarë të mirë. Ata kanë ëndrrën gjallë dhe mund të rrezikojnë. Ndeshja në Prishtinë do të jetë shumë interesante” ka përfunduar selektori ynë për Super Sport.