Challandes publikon listën për ndeshjet e tetorit
01.10.2021 - 16:17
Selektori i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes sot ka bërë publike listën për dy ndeshjet e Kombëtares së Kosovës për muajin tetor.
Dardanët në muajin tetor e presin dy sfida jo shumë të lehta, fillimisht me datën 9 tetor Kosova udhëton në drejtim të Suedisë për t`u përballur me Kombëtaren Suedeze, ndërsa tre ditë më vonë në Prishtinë pret kombëtaren e Gjeorgjisë.
‘’Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës zhvillohet gjatë ditës së Hënë’’, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Po ashtu pjesë e listës pritet të jetë edhe futbollisti i Vitteses, Toni Domgjoni por që ai duhet fillimisht të marr leje nga FIFA.
Para stërvitjes së ditës së hënë, Challandes pritet që të mbajë një konferencë shtypi në ora 11:00.