Kombëtarja e Kosovës gjatë stërvitjes- Foto: Atdhe Mulla

Challandes: Muriç është një përbindësh i vërtetë (Foto)

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë i ftuari i radhës nga Kosova në intervistat e UEFA-s.

Challandes në një intervistë të gjatë për UEFA-n ka folur prej fillimit e deri më tani për të arriturat e Kosovës.

Ai po ashtu e ka lavdëruar portierin e Kosovës dhe Manchester Cityt, Arijanet Muriç.

Për të Muriç është një përbindësh i vërtetë.

“Për shembull, ne kemi një portier shumë të ri (Muric) së bashku me Ujkanin, i cili është i gjatë dhe gardian i kombëtares. Tani kemi një portier të ri i cili është numri 2 në Manchester City. Do të jetë e mrekullueshme ta shohësh atë të luajë. Është 19 vjeç, 1.98 m. Ai është një përbindësh i vërtetë. Atij i pëlqen të luajë me top, unë do t’i mbyllë sytë disa herë, sepse ai me të vërtetë është diçka që ka dalë drejtpërdrejt nga shkolla e Guardiolës“, ka thënë Challandes.

.