Challandes fton futbollistët për dy ndeshjet e radhës

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për miqësoren kundër Danimarkës me 21 mars, si dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, me 25 mars kundër Bullgarisë.

Në këtë listë bie në sy që për herë të parë do të jetë pjesë e Përfaqësueses A, Florent Hasani, i cili luan për skuadrën hungareze Diosgvori.Ndërsa në listën e Challendes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Pjesë e kësaj liste janë gjithsej 24 futbollistë, kurse nga Superliga e Kosovës i ftuar është vetëm portieri Visar Bekaj i Prishtinës.