Foto: Facebook

Bayerni shënon fitore të lehtë ndaj Benficas (Foto)

Bayern Munchen ka shënuar një fitore shumë të lehtë përballë Benficas, me rezultat 5-1, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Arien Robben e hapi serinë e golave në minutën e ’13.

Përsëri ishte veterani holandez që e dyfishoi epërsinë e bavarezëve në minutën e ’30 me një gol të bukur.

Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë u përkujdes Robert Lewandowski në minutën e ’36.

Në pjesën e dytë Benfica arriti që ta ngushtoi epërsinë me Fernandesin në mintuën e ’46.

Bayerni arriti që epërsinë prej tre golave ta rikthejë përsëri me anë të Robert Lewandowskit në mintuën ’51.

Për rezultatin përfundimtar 5-1 u përkujdes veterani francez, Frank Ribery në minutën ’76.

Bayerni pas kësaj fitoreje radhitet në pozitën e parë me 13 pikë.