Bayern e mposht Werder Bremenin e Milot Rashicës (FOTO)

Bayern Munich ka arritur ta mposht Werder Bremenin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi qendërmbrojtësi Niklas Sule në minutën e 75’.

Për Bremenin Milot Rashica luajti 73 minuta në këtë ndeshje.

Bayerni pas kësaj fitoreje e ruan pozitën e parë me 70 pikë.

Ndërsa Bremen në vendin e tetë me 46 pikë.