Basketboll, Prishtina në finale të fazës së play – off-it (FOTO)

Prishtina e ka mposhtur Bashkimin edhe në ndeshjen e tretë të fazës së play – off-it të gjysmëfinales me rezultat 98-95, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Pas kësaj fitoreje Prishtina kualifikohet në finale të play –off-it, me rezultat 3-0, pasi i ka fituar tri ndeshje radhazi ndaj prizrenasve.

Prishtina deri në çerekun e tretë ishte duke udhëhequr pa ndonjë problem. Por, në çerekun e katërt iu vështirësuan punët, pasi humbën 28-21, mirëpo fituan falë epërsisë se krijuar me herët me rezultat 98-95.

Te Bashkimi  basketbollisti më i mirë ishte Drilon Hajrizi me 26 pikë.

Kurse te Prishtina amerikani Divine Miracl Myles me 30 pikë.