Arsyeja Kryesore e Prekjes nga Kanceri

Mospirja e duhanit, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi sa më pak i alkoolit ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundja Ambienti që na rrethon, rrezatimi, duhani dhe sëmundjet, luajnë një rrol shumë më të madh sesa AND – ja, në zhvillimin e kancerit.

Sipas tyre, zakone të shëndetshme si mospirja e duhanit, të paturit një peshë trupore të ekuilibruar, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi sa më pak i alkoolit, nuk garantojnë se nuk do të prekeni nga kanceri, por këto faktorë ulin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga sëmundja.

Vitin e kaluar, një tjetër studim doli në përfundimin se pjesa më e madhe e rasteve të kancerit shkaktohen nga probleme të AND – së, që gjenerohen rastësisht teksa trupi plaket dhe qelizat e tij ndahen. Shkencëtarët thanë se kjo tregonte se, pjesa më e madhe e rasteve të kancerit, vinin për shkak të “fatit të keq”.

Për studimin e fundit, u vrojtuan katër analiza të mëparshme rreth shkaqeve të prekjes nga kanceri, si dhe disa nga të dhënat që u përdorën në studimin e një viti më parë.

Megjithatë, rezultatet janë të kundërta. Dr.Yusuf Hannun, i Universitetit Stony Brook, në SHBA tha se teksa fati luan rol, faktorët që na rrethojnë janë shumë më të rëndësishëm.

Këtu përfshihen dieta ushqimore, alkooli, duhani, rrezet e dëmshme të diellit, disa viruse, ndotja e ajrit dhe faktorë tjerë./21Media