Andy Ruiz: Anthony Joshua nuk është i mirë në boks

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr e shokoi botën e sportit e në veçanti atë të boksit, kur e mposhti kampionin botëror të peshave të rëndë Anthony Joshuan.

Ruiz arriti t’i shkaktonte humbjen e parë britanikut pas 22 ndeshjeve zyrtare, pasi arriti ta nokautonte katë herë dhe Joshua u dorëzua përfundimisht në raundin e shtatë.

Kështu meksikani ia rrëmbeu të gjithë titujt e fituar Anthony Jushuas.

WBA,WBO, IBO dhe IBF, janë titujt që ia mori Joshuas Ruiz.

Ruiz në një intervistë për mediat e huaja ka thënë se i di gabimet e Joshuas dhe nuk është ai i mirë në boks.

“I di gabimet e tij. Ai vetëm vrapon përreth. Anthony nuk është i mirë në boks”, ka thënë Ruiz.

Andy Ruiz dhe Anthony Joshua, mund të ndeshen përsëri në fundin e këtij viti.