Muzikantët nga Shqipëria e Kosova protestuan me këngë në mbrojtje të lumit Vjosë nga planet për hidrocentrale - Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Muzikantët Bashkojnë Zërin Kundër Hidrocentraleve në Vjosë

Një grup muzikantësh shqiptarë u kënduan të martën bukurive të Shqipërisë ndërsa i bënë thirrje Qeverisë të mos i shkatërrojë lumenjtë e vendit përmes planeve jo të qëndrueshme të energjisë, siç janë hidrocentralet.

Këngëtarë dhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Kosova mbajtën për të dytin vit radhazi një koncert proteste, ku u dhanë gjithashtu shpresë qytetarëve se të bashkuar mund të luftojnë për mbrojtjen e peizazheve të mrekullueshme shqiptare si Vjosa dhe Valbona.

Muzikantët nga Shqipëria e Kosova protestuan me këngë në mbrojtje të lumit Vjosë nga planet për hidrocentrale – Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Nën sloganin “Mos Ma Prek Vjosën”, Elina Duni, Eda Zari, Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Grupi i Bënçës, Blerat & Besfort Këpuska dhe Dj. ODA performuan për mbi dy orë në sheshin “Skënderbej”.