Kompleksi Memorial i jasharajve në Prekaz. I Foto: Facebook
Mustafa Nderon Familjen që u Sakrifikua për Shtetin
17.2.2017 - 10:37
Kryeministri Isa Mustafa teksa bëri homazhe te varrezat e familjes dhe lagjes Jashari të Prekazit, tha se kjo familje u sakrifikua për shtetin.
“Kujtojmë gjithë ata që u flijuan për shtetin e Kosovës, u flijuan për lirinë para së gjithash familjes Jashari të cilës sot ia bëjmë nderimet ni familje e cila u sakrifikua për shtetin e kosovës dhe për atë që sot po gëzojmë, për vënien e themeleve të këtij shteti,” tha Mustafa.
Mustafa gjatë fjalës së tij, pasi kreu homazhe në Prekaz, deklaroi se “ne gjithmonë do të kemi parasysh luftëtarët e lirisë, ata që e shterën mendjen e tyre dhe e dhanë jetën e tyre”.
Mustafa nderoi Jasharët në përvjetorin e pavarësisë edhe vitin e kaluar.