Teatri Kombetar - Foto: Atdhe Mulla.
Ministria e Kulturës ndan Çmimet për Teatër
03.11.2017 - 07:31
Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër për vitin 2016.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore i ndahet regjisorit Fadil Hysaj. Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 i ndahet shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit. Çmimi vjetor për regjinë më të mirë i ndahet regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.
Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën i ndahet balerinit Sinan Kajtazi, për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”. Çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar, i ndahet Qendrës Multimedia.