Foto: TKK.

Të premten kujtohet aktori Istref Begolli

Teatri Kombëtar i Kosovës do të kujtojë aktorin Istref Begolli, në 90 vjetorin e lindjes dhe 20 vjetorin e vdekjes.

Aktiviteti ‘Një gotë për Istref Begollin” do të mbahet të premten, më 5 maj 2023, në Teatrin Kombëtar (Platoja e Pallatit të Rinisë) në ora 18:00.

“Së bashku me kolegë, miq dhe familjarë, do të nderojmë kujtimin dhe kontributin e tij në kulturë me ‘një gotë për Istrefin’.

Istref Begolli ishte një prej aktorëve më të shquar në historinë e teatrit dhe kinematografisë kosovare. Ai interpretoi dhjetëra role në teatër dhe film, si në: “Makbethi”, “Othello”, “Bregu i Pikëllimit”, “Dervishi dhe Vdekja”, pastaj në: “Vjeshta e trëndafilave”, “Përroi vërshues”, “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe lisi”, etj.

Istref Begolli u lind nën Pejë në 1933 dhe vdiq në Prishtinë në vitin 2003.