Vdes aktori Luran Ahmeti

Ka vdekur sot në moshën 46-vjeçare aktori Luran Ahmeti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegë dhe miq të tij përmes rrjetit Facebook.

Lidhur me vdekjen e aktorit ka reaguar edhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

“Lurani ngjiti majat e suksesit! E trishtë ndarja nga jeta. Humbëm një aktor të jashtëzakonshëm, një mendje kritike një njeri të mirë mbi të gjitha,” ka shkruar Arifi ne Facebook.

Aktori Luran Ahmeti u bë i njohur për publikun në Kosovë me rolin e tij në serialin ‘O sa mirë’

Ahmeti kishte lindur më 31 korrik 1974 në Shkup.