Mirush Kabashi. Foto: Facebook/MK.

Vdiq aktori Mirush Kabashi

Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi ka vdekur në orët e para të ditës së sotme në moshën 75 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit është bërë i ditur nga familja përmes një njoftimi në Facebook.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroi jetë të martën, më datë 5 dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”- thuhet në njoftimin e familjes.

Mirush Kabashi lindi më 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Ishte me origjinë nga Gjakova.

Është ndër aktorët më të njohur shqiptar. Luajti në rreth 100 roleve në film dhe teatër, si: “Kronikë provinciale”, “ Edhe ashtu edhe kështu”, “Zëvendësi i grave”, “Koncert në vitin”, “Apologjia e fundit e Sokratit”, etj.

Për kontributin e tij në aktrim Kabashi është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, pastaj atë “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.