Mbahet “Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën “Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?”.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë rreth perceptimit të qytetarëve të Kosovës mbi procesin e integrimit evropian dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Për më tepër, ky diskutim do të fokusohet në rëndësinë e zbatimit të reformave kyçe, të cilat janë të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian. Gjatë diskutimit, do të publikohet një analizë politikash e titulluar “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.

Studimi paraqet një analizë krahasuese të disa pyetësorëve, nga viti 2010 deri në vitin 2016, më anë të të cilëve vlerësohet perceptimi i qytetarëve ndaj integrimit Evropian të Kosovës dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

03 Nëntor 2017 - 07:27

Naim Krasniqi 03/11/2017 - 07:27
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend