Malishevë, vdes në sipital pasi u gjet i gjallë në gjendje të rëndë

Muharrem Berisha nga fshati Carravran i komunës së Malishevës, i cili është gjetur gjatë javës së kaluar, dhe ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Muharrem Berisha ishte zhdukur me 24 maj dhe pas pesë ditëve është gjetur i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

KALLXO.com ka shkruar për kërkimin e Muharrem Berishës nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

https://kallxo.com/fsk-dhe-njesia-e-qenve-ne-operacion-per-gjetjen-e-muharrem-berishes/