Objekti i Klinikës së Gjinekologjisë. Foto: KALLXO.com

Lindje e rrallë në QKUK, pacientja me sëmundje në zemër lind pa probleme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është regjistruar një lindje e rrallë. Pacientja e diagnostikuar qysh në moshën 6 muajshe me një keqformim në zemër ka lindur një foshnje të shëndoshë.

“Bëhet fjalë për një keqformim të rrallë dhe zakonisht këta pacientë janë në gjendje të rëndë dhe shtatzënia është e kundër indikuar” thotë QKUK.

Pacientja 19 vjeçare, deri tash, nga aspekti kardiologjik, është trajtuar nga kardiologu i fëmijëve, dr. Ramush Bejiqi, i cili e ka përcjellë edhe statusin kardiologjik të fetusit gjatë shtatzanisë si dhe gjendjen e nënës në shtatzënësi,  kurse obstetër janë mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe Dr. Ismajl Jakupi nga Klinika e Gjinekologjisë.

“Shtatzënia është udhëhequr me sukses me gjendje të mirë të fëmijës dhe të nënës,  kurse lindja është krye në termin, siç edhe parashihet ne botë, me sectio cesarea”, thotë QKUK.

Operacioni është kryer në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, e udhëhequr nga ekipi i intervenimit, Dr Shqipe Fetiu kurse anëtar të ekipit mjekësor kane qenë edhe Dr Mejreme Ramosaj, Dr Muharrem Morina, Dr Mimoza Avdiu dhe instrumentaleve.