Pamje nga një seancë e gjykimit të rastit të vrasjes në restorantin "Shega" - Foto: KALLXO.com

Vrasja në restorant ‘Shega’, mungon gjykatësja në rigjykim

Seanca gjyqësore në rigjykimin për vrasjen e dyfishtë në restoran “Shega” nuk është mbajtur për shkak të mungesës së anëtares së trupit gjykues Nushe Kukaj- Mekaj.

Arsyeja e mungesës së saj ishte se ajo në të njëjtën kohë ka qenë e angazhuar në një seancë tjetër.

Në tetor të vitit 2018, Gjykata e kishte dënuar Besim Istrefin me 7 vite burgim ndërsa Besart Istrefin me 5 vite e katër muaj.

Por gjykimi për vrasjen e pesë viteve më parë në restorantin “Shega” ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në qershor të vitit të kaluar.

Në ngjarjen tragjike që kishte ndodhur me 2 maj të vitit 2014 në restorantin “Shega” ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi.

Të plagosur të asaj ngjarje kishin mbetur edhe babë e bir, Besim dhe Besart Istrefi, të cilët një vit rreth një vit me vonë u akuzuan nga Prokuroria në lidhje me atë rast.

Besim Istrefi u akuzua për vrasje ndërsa Besart Istrefi për vrasje të rendë dhe armëmbajtje pa leje.

Në ketë rast u akuzua edhe Jeton Saraçi, ai akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës ngjarja tragjike kishte ndodhur pasi Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla kanë filluar me kërcënime e tone të larta ndaj kamerierëve të cilët kishin filluar mbylljen e restorantit.

Aktakuza përshkruan se pas këtyre kërcënimeve kishte filluar konflikti në mes tyre dhe Besim e Besart Istrefi, konflikt pas së cilit ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosjet.

Të pakënaqur me ketë vendim mbrojtësit e të akuzuarve që ishin dënuar si dhe Prokurori i Shtetit kishin paraqitur ankesë në gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit pas vlerësimit të lëndës gjeti se vendimi i marrë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Vrasja në restorantin ‘Shega’ kthehet në rigjykim

Vrasja në restorant ‘Shega’, eksperti i balistikës: Nuk është gjetur arma nga e cila u vra viktima

Vrasja në ‘Shega’: Mjeku ligjor tregon plagët që u shkaktuan nga plumbat