Pamje nga një seancë e gjykimit të rastit të vrasjes në restorantin "Shega" - Foto: KALLXO.com

Vrasja në restorantin ‘Shega’ kthehet në rigjykim

Gjykimi për vrasjen e pesë viteve më parë në restorantin “Shega” është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në ngjarjen tragjike që kishte ndodhur me 2 maj të vitit 2014 në restorantin “Shega” ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi. Gjykimi do të nisë nga pika zero në gjykatën e Prishtinës.

Të plagosur të asaj ngjarje kishin mbetur edhe babë e bir, Besim dhe Besart Istrefi, të cilët një vit rreth një vit me vonë u akuzuan nga Prokuroria në lidhje me atë rast.

Besim Istrefi u akuzua për vrasje ndërsa Besart Istrefi për vrasje të rendë dhe armëmbajtje pa leje.

Në ketë rast u akuzua edhe Jeton Saraçi, ai akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës ngjarja tragjike kishte ndodhur pasi Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla kanë filluar me kërcënime e tone të larta ndaj kamerierëve të cilët kishin filluar mbylljen e restorantit.

Aktakuza përshkruan se pas këtyre kërcënimeve kishte filluar konflikti në mes tyre dhe Besim e Besart Istrefi, konflikt pas së cilit ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosjet.

Në lidhje me këto akuza gjatë vitit 2018, Gjykata e Prishtinës pronaret e restorantit ndësa Jeton Saraci ishte liruar.

Gjykata e kishte dënuar Besim Istrefin me 7 vite burgim ndërsa Besartin me 5 vite e katër muaj.

Të pakënaqur me ketë vendim mbrojtësit e të akuzuarve që ishin dënuar si dhe Prokurori I shtetit kishin paraqitur ankesë në gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit pas vlerësimit të lëndës gjeti se vendimi i marrë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë nuk është  arsyetuar mjaftueshëm dhe si pasojë e saj ka bërë që të jetë i paqartë.

Për t’i shmangur shkeljet e konstatuara Apeli ka vendosur që çështjen ta kthejë në rigjykim.