Foto: Ilustrim

Shtime, arrestohet një 25-vjeçar i kërkuar nga gjykata

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.

I njëjti është i kërkuar për veprën penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej 8 muajve.

25-vjeçari i arrestuar me inicialet A.M, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i 25-vjeçarit është bërë në mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:15 në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Shtime.