Burgoset Gjilanasit dyshohet për heroinë

A.I. nga Gjilani është paraburgosur për 30 ditë me dyshimet se është posedues i heroinës.

Në një njoftim gjykata e Gjilanit ka sqaruar se tek i pandehuri ishin zbuluar 3.9 gram heroinë

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të pandehurit, pasi që është një recidivist dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Ndërkohë, gjyqtari ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të pandehurën tjetër B. M., pasi që ka konsideruar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nuk është e bazuar.